Ballina Flash

Thaçi uron Qeverinë Hoti

PRISHTINE, 3 qershor /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Qeverinë Hoti pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se i uron sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Po ashtu, ai tha se duhet të vazhdohet me rimëkëmbjen ekonomike dhe të lëvizet me hapa më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, përfundoi Thaçi./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Tepelenë/ Matohasanaj, fshati në rrënojat ilire, atraksion i veçantë për turistët
Artikulli tjetërFRANKFURT – “Lufthansa” pret një rritje të kërkesës dhe njofton ristrukturim të thellë