Ballina Flash

Britney Spears rikthehet me këngën “Mood Ring”

LOS ANGELES, 29 maj /ATSH-DPA/ – Këngëtarja pop e “Toxic”, Britney Spears nxorri sot ​​këngën bonus “Mood Ring” nga albumi i saj i vitit 2016 “Glory”, një këngë që më parë ishte e disponueshme vetëm në Japoni.

“Çfarë u kërkua tjetër, tashmë doli… Shpresoj ta dëgjoni #MoodRing me zë sa më të lartë !!!”, shkoi ajo në Instagram.

Spears, e cila i ka argëtuar në mediet sociale fansat e karantinuar me ushtrime joga dhe njoftime të rastësishme, si djegia e palestrës së saj në shtëpi, e njoftoi dje vënien në dispozicion të “Mood Ring”në shërbimet streaming.

Në fillim të këtij muaji, ajo lëshoi ​​një kopertinë të re për albumin “Glory”, pasi fansat filluan fushatën e mediave sociale #JusticeForGlory dhe albumi kapi majat e klasifikimeve në iTunes./ /ervo/

“

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – COVID-19 ka reduktuar ndjeshëm emigracionin në Kanada 
Artikulli tjetërGJERMANI – Tregu i shitjeve me pakicë shënon rënien më të madhe që nga 2007