STUDIM – COVID-19 ka reduktuar ndjeshëm emigracionin në Kanada 

MONTREAL, 29 maj /ATSH-AFP/- Kanadaja shpresonte të mirëpriste një numër rekord emigrantësh në vitin 2020, por tashmë rrezikon të ketë 170 000 më pak nga sa pritej për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi të publikuar sot.

Pandemia ka rezultuar në pezullimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare jashtë Kanadasë, kurse mbyllja e kufirit me SHBA-në udhëtimet jothelbësore, disa ditë pasi qeveria paraqiti një plan për të akomoduar 370 000 banorë të rinj të përhershëm”, shpjegon studimi i “Royal Bank of Canada”.

Ky numër do të kishte tejkaluar shifrën rekord të 341 000 banorëve të rinj të përhershëm të mirëpritur në 2019 nga Kanadaja, toka tradicionale e emigracionit.

Po, sipas studmit, pasojat e kësaj rënie do të ndihen në ekonomi, duke pasur parasysh varësinë e saj nga puna e huaj, për të luftuar plakjen e popullsisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.