Ballina Bota

BRUKSEL- BE: Fondet e Planit të Rimëkëmbjes sipas objektivave

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-ANSA/- Fondet e Planit të Rimëkëmbjes do u arrijnë shteteve anëtare me këste dhe të lidhura me objektivat e reformës, të cilën vetë shtetet do të duhet të përcaktojnë prioritetet e tyre, deklaroi nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis.

”Nëse shtetet anëtarët nuk respektojnë përparësitë e përcaktuara nga BE dhe nuk zbatojnë qëllimet, humbasin financimin”, theksoi Dombrovskis.

Italia dhe Spanja, të prekura rëndë nga pandemia e koronavirusit, janë përfituesit kryesorë të planit europian për rimëkëmbjen.

Për një total prej rreth 750 miliardë euro nga subvencionet dhe kreditë e kombinuara, Italia do të përfitojë 172,754 miliardë euro, Spanja 140 446 miliardë euro, ndërsa Franca do të marrë vetëm 38,772 miliardë euro./ /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Paga e luftës”, Balla: 65 078 qytetarë që i përkasin 38 672 subjekteve e kanë marrë ndihmën financiare
Artikulli tjetërMarrëveshja e huasë me FMN-në/ Shenjë e fortë e besimit në reformat e ndërmarra dhe ato në proces