Ballina Bota

FRANCË – Rekord vizitash në Luvrin virtual 

PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/- Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 milionë vizita, përfshirë një pjesë të konsiderueshme nga SHBA, sipas muzeut.

Këto vizita virtuale të realizuara gjatë 71 ditëve (12 mars – 22 maj) janë të krahasueshme me ato në vitin 2019, gjatë të cilit muzeu më i madh në botë pati gjithsej 14,1 milionë vizita.

“Kombinimi i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale shenjtëron triumfin e imazhit virtual dhe muzetë e mëdha nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse t’i shfrytëzojnë sa më shumë këto medie për t’u njohur nga një publik më i gjerë, nga shtëpia”, tha Sophie Grange, zëvendësdrejtore e Komunikimit në Luvër.

Pjesëmarrja arriti kulmin sidomos në javët e para të mbylljes, me mesatarisht 330 000 vizita. 90% e vizitorëve ishin jofrëngjisht folës, kundrejt 77 % aktualisht.

Nga 12 marsi deri më 22 maj, 16% e vizitave janë bërë nga Franca, krahasuar me 17% nga SHBA.

Ndërsa ende është e paqartë data e rihapjes, që shpresohet të jetë gjatë verës, ekipet e muzeut po tregohen të kujdesshëm që të ofrojnë burime të shumta virtuale çdo javë, në anglisht, duke qenë se vizitorët e parë të zakonshëm të muzeut janë amerikanët dhe më pas kinezët./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Paga e luftës/ Nëse deri më 5 qershor bizneset nuk aplikojnë, do të bëhet kalimi automatik për punonjësit
Artikulli tjetërVepër që do të transformojë rrënjësisht sistemin/ HEC-i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga shteti