UASHINGTON, 25 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mori pjesë në një ceremoni solemne në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, jashtë Uashingtonit, me rastin e Ditës së Përkujtimit, një festë federale në kujtim të anëtarëve të forcave të armatosura që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave.
Trump mori pjesë në një protokoll për vendosjen e kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur, që u pasua me një përshëndetje me armë.
Zëvendëspresidenti Mike Pence, anëtarë të ndryshëm të kabinetit qeveritar dhe oficerë nga nivelet më të larta të ushtrisë morën gjithashtu pjesë, duke respektuar procedurat e distancimit social për shkak të koronavirusit.
Pjesëmarrja ishte e kufizuar për publikun e gjerë.
Trump u shoqërua nga zonja e parë, bashkëshortja e tij, Melania Trump.
Presidenti do të marrë pjesë në një ngjarje të dytë në Fort McHenry në Maryland. / /sara/












