Ballina Bota

PARIS – Macron: Samiti i radhës për klimën në 2021

PARIS, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi mbajtjen e një samiti ndërkombëtar për klimën në janar të vitit 2021 në Marsejë, me rastin e Kongresit Botëror të Natyrës, i cili duhej të ishte mbajtur nga 11-19 qershor 2020, por u shty për shkak të luftës kundër koronavirusit.

“Mbrojtja e ekosistemeve ndihmon në parandalimin dhe shfaqjen e epidemive si ajo e Covid-19. Për mobilizimin në favor të biodiversitetit, Franca do të organizojë një samit më 11 janar 2021, me rastin e Kongresit Botëror të Natyrës UICN ”, shkruan Macron në Twitter.

Samiti i pare i planetit u mbajt  në Boulogne-Billancourt, në periferi të Parisit, në 2017, me 4 000 pjesëmarrës dhe liderë të shumtë ndërkombëtarë, ndërsa i dyti edicioni u mbajt në Nju Jork, në 2018 dhe një i tret[ në 2019 në Nairobi./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbatimi i protokollit anti COVID-19/ Kopshtet dhe çerdhet në Korçë gati për rihapjen në 1 qershor
Artikulli tjetërVJENË – Katër vende europiane prezantojnë planin e tyre të ndihmës për kapërcimin e krizës nga COVID-19