FRANKFURT, 20 maj /ATSH-AFP/ – Gjiganti gjerman i automobilave Volkswagen kërkoi falje pas publikimit të një spoti publicitar për një makinë të tipit ”Golf” që ka ngjallur një valë kritikash në internet duke e cilësuar si racist.
Videoja prej 10 sekondash, që u shfaq në llogarinë e Instagramit të prodhuesit, tregon një burrë me ngjyrë të veshur me një kostum, të rrëmbyer nga një dorë e bardhë në afërsi, e cila e rrëshqet drejt brendësisë së një selie të quajtur “koloni i vogël”.
E gjitha për ta mbajtur larg nga një ”Golf” i verdhë, i parkuar para hyrjes.
“Padyshim që videoja është një gabim dhe të lë një shije të keqe”, reagoi kompania në një komunikatë.
Grupi thotë se ata i kuptojnë reagimet e irrituara të shumë personave që e kanë shikuar klipin dhe shtoi se do të sqaronte atë që mund të kishte ndodhur dhe të nxjerrë përfundime.
Në fund të klipit shfaqet një sekuencë shkronjash, rendi i të cilave sugjeron fjalën “negro”.
“Konteksti i historisë së biznesit tonë bën që ‘Volkswagen’ të pozicionohet kundër çdo forme racizmi, ksenofobie dhe diskriminimi”, theksoi grupi, që kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram./ /ec/ a.jor.












