“Ditët e Qëndresë”/Ademi: Mos të harrojmë të shkuarën

TIRANË, 20 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Shkodrës ka kujtuar sot “Ditët e Qëndresës” në Shkodrën në kujtim të gjithë atyre që vuajtën nën regjimin komunist.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politike, kanë vendosur kurora me lule te monumenti kushtuar të përndjekurve nga regjimi komunist.

Ademi tha se “ata kanë qenë viktima të sistemit komunist, por njëkohësisht ne celebrojmë dhe qëndresën e tyre. Ky monument i ngritur me vonesë pas 30 vite do shërbejë për të kujtuar dhe mos harruar kurrë të shkuarën e regjimit komunist”.

“Një vit nga kthimi i një borxhi për të persekutuarit dhe të përndjekurit, një vit nga vendosja e Memorialit kushtuar sakrificave të shkodranëve e shqiptarëve në 45 vite diktaturë”, tha ajo.

Ademi shton se “kjo është një ditë simbol, që të mos harruar të shkuarën, që fëmijëve tanë t’u lëmë një Shkodër e Shqipëri jo si ajo që përjetuam ne”. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.