Ballina Aktualitet

Meta: Të lirohen të arrestuarit e protestës

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar sot që të lirohen të arrestuarit e protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike”, është shprehur Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit ka theksuar se, “vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”, ka theksuar Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Rritja ekonomike e pamundur nëse pandemia vazhdon
Artikulli tjetër758 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë