DUBLIN, 19 maj /ATSH-AFP/ – Maratona e Dublinit, parashikuar më 25 tetor, u anulua për shkak të koronavirusit, njoftuan sot organizatorët duke theksuar se një rikthim në normalitet do të kërkonte muaj.
“Ne e dimë se kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese për të gjithë vrapuesit”, deklaroi në një komunikatë drejtori i garës, Jim Aughney duke shtuar se e kishte marrë këtë vendim të vështirë në interes të shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë atyre që ishin të përfshirë.
Gara mblodhi 22 500 pjesëmarrës vitin e kaluar.
Shumë ngjarje sportive janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19. E planifikuar fillimisht në 26 Prill, maratona e Londrës u shty në 4 tetor, tre javë para datës së asaj të Dublinit.
Irlanda filloi dje me lehtësimin e masave kufizuese, të vendosura në fund të muajin mars duke lejuar rihapjen e qindra dyqaneve si dhe parqeve, si dhe rikthimin në punë të atyre që e ushtrojnë profesionin në mjedisa të jashtme./ /ec/






















