Ballina SPORT

Griezmann i dëmtuar në kavilje

ISTRA, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Kavilja e sulmuesit francez, Antoine Griezmann është fryrë pak në avion, pas ndeshjes kundër Australisë të zhvilluar të shtunën, por nuk është asgjë e rëndë, deklaroi mbrojtësi Raphaël Varane, dy ditë larg ndeshjes së dytë të ekipit të Francës në Botërorin 2018, kundër Perusë.

“Mendoj se do të stërvitet sot. Kavilja e tij është fryrë pak në avion pas ndeshjes, mendoj se nuk është asgjë e rëndë”, tha Varane në konferencë për shtyp.

Të hënën, Griezmann thjesht zhvilloi vrapim gjatë stërvitjes së përbashkët.

Kombëtarja franceze foli për një dëmtim të lehtë që nuk do e pengojë të marrë pjesë sot në stërvitjen me dyer të mbyllura./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik, 1 mijë forca policie gjatë vijës bregdetare
Artikulli tjetërTaskë-Forcë për mbarëvajten e çdo aspekti të sezonit turistik