Ballina Bota

BM – Metrotë plot njerëz, pavarësisht paralajmërimit të Johnson-it

LONDER, 13 maj /ATSH-ANSA/ – Nisi sot rihapja e disa sektorëve të ekonomisë britanike duke filluar nga ndërtimi tek industrisë prodhuese, që bëjnë pjesë në hapjen e vendit të paralajmëruar nga kryeministri Boris Johnson, në kuadër të fazës së dytë të urgjencës së koronavirusit.

Shenjat janë një rritje e pjesëmarrjes në transportin publik, megjithë rekomandimin e Johnson-it për të shmangur përdorimin e tij “sa më shumë të jetë e mundur”, veçanërisht metronë e Londrës.

Një klimë që e ka shtyrë ministrin e Transportit, Grant Shapps, të apelojë që qytetarët të vazhdojnë të përdorin sa më pak autobusët ose trenat sepse është akoma “një situatë jete ose vdekjeje”. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Franca rihap plazhet për aktivitete dinamike
Artikulli tjetërDelegacioni i BE-së: Programi IPARD në ndihmë të fermerëve dhe bizneseve agroushqimore gjatë pandemisë