Ballina Flash

COVID-19/ 21 pacientë të shtruar, 1 në terapi intensive

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin aktiviologjik në mënyrë aktive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se aktualisht janë 21 pacientë të shtruar në spitale mes të cilëve, 1 rast në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 578 testime, nga të cilat, 11 048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID-19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, Ministria apelon qytetarët të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40-40. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada shqiptare në Athinë: Nga 18 maji rinisin gradualisht shërbimet për qytetarët
Artikulli tjetërBRUKSEL – Prodhimi industrial në zonën euro rënie të ndjeshme në mars me 11,3%