MADRID, 8 maj /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial spanjoll u ul me 11,9% në mars, krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Zyra Spanjolle e Statistikave, INE.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, prodhimi ra me 12,2%.
Ekonomia e Spanjës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka shkaktuar më shumë se 26 000 viktima dhe ka detyruar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive nën një izolim të ashpër mbarëkombëtar.
Deri tani, segmenti më i goditur janë mallrat kapitale, duke pësuar një rënie me 26,3% krahasuar me një vit më parë. Mallrat kapitale janë produkte të përdorura nga bizneset për nevojat e tyre të prodhimit.
Prodhimi i mallrave të konsumit ra me 4,9%. / /sara/ a.jor.












