Ballina Aktualitet

Miratohet vendimi për hapjen e konsullatës shqiptare në Bejrut

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe hapjen e konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, të Libanit.

Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, Republika e Libanit”.

Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor, do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ndërkohë që ngarkohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMIE pezullon ristrukturimin e “Albpetrol”/ Asnjë punonjës nuk humbet vendin e punës deri në përfundim të pandemisë
Artikulli tjetërMJEKËSI- Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi tejkalon shifrat e Kinës