MJEKËSI- Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi tejkalon shifrat e Kinës

MOSKË, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 5 858 raste të koronavirusit, për gjithsej 85 973 infeksione të konfirmuara.

Kryeqyteti rus kapërcen kështu Kinën në infeksione të konfirmuara (83.968, sipas të dhënave të Johns Hopkins). Rritja ditore e numrit të të infektuarve në Moskë ishte 7.3% raportoi Tass.

Në Rusi, për të katërtën ditë me radhë, ka mbi 10 000 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas grupit rus të antikoronavirusit , 10.559 infeksione të reja u konstatuan gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve zyrtare Covid-19 në Rusi në 165.929 që nga fillimi i epidemisë.

Viktimat e virusit të ri janë 1 537, nga të cilët 86 humbën jetën në 24 orët e fundit. Në mes të një emergjence nga koronavirusi, vlerësimi për Vladimir Putin ra nga 63% në mars në 59% në muajin prill, niveli më i ulët në mbi 20 vjet, sipas studimit të qendrës demaskopike ”Levada”.

Për shkak të bllokimit, intervistat e sondazhit këtë herë u bënë përmes telefonit dhe jo ballë për ballë, dhe kjo mund të ketë pasur një ndikim minimal në rezultat. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.