PARIS, 6 maj /ATSH-AFP/ – Lufta kundër turbekulozit rrezikon të bëhet viktimë kolaterale e epidemisë së COVID-19 duke shkaktuar 1,4 milionë të vdekur nga kjo sëmundje pulmonare deri në vitin 2025, sipas një studimi të publikuar sot.
“Zgjedhja për të injoruar sërish turbekulozin do të reduktonte progresin e fituar me forcë kundër infeksionit më vdekjeprurës në botë dhe do të rrezikonte infektimin e miliona personave”, paralajmëroi Lucica Ditiu, drejtoreshë e organizatës ndërkombëtare Halte për turbekulozin.
Turbekulozi është një sëmundje bakteriale që sulmon kryesisht mushkëritë që është plotësisht e kurueshme nëse kurohet me kohë dhe në mënyrë korrekte, dhe që kryesisht përfiton nga vaksinat efektive.
Kjo sëmundje prek rreth 10 milionë njerëz në vit, kryesisht në vendet e varfëra dhe vret 1,5 milionë njerëz çdo vit, duke e bërë atë sëmundjen më vdekjeprurëse infektive në planet, para SIDA-s, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)./ /ec/






















