TIRANË, 5 maj/ATSH/ Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 226 familjeve në vështirësi ekonomike.
Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “më 4 maj shpërndamë 226 pako ushqimore pranë familjeve në nevojë si dhe pranë 1 familjeje medikamente të rimbursueshme”.
Ai theksoi se “ofruam asistencë pranë 2 familjeve për medikamente dhe shpërndamë ndihma me produkte joushqimore pranë 22 familjeve”. z.tosku/j.p/r.e/












