Ballina Bota

GJERMANI – Kishat rihapin dyert për besimtarët

BERLIN, 3 maj /ATSH-ANSA/- Kishat në Gjermani kanë rihapur dyert e tyre për besimtarët, megjithëse funksionimi i tyre do të jetë shumë i ndryshëm nga ai që ishte para bllokimit.

Pas javësh bisedimesh me specialistët e shendetësisë janë futur rregulla të rrepta për të parandaluar infeksionet nga koronavirusi.

Kishat do të kufizojnë numrin e pjesëmarrësve dhe njerëzit do të duhet të mbajnë të paktën dy metra larg.

Këndimet janë të ndaluara, ku sipas zyrtarëve shëndetësorë mund të ndihmojnë përhapjen e virusit në ajër, dhe priftërinjtë duhet të veshin maskën kur japin meshën.

Rihapja e kishave është vetëm lehtësimi i fundit në kufizimet e Gjermanisë që nga 22 marsi, ndërsa nesër do t’u mbetet shkollave të rihapin nga klasa e pestë e lart./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Lind nisma për të bindur qeverinë të pezullojë pagesën e qirave
Artikulli tjetërMalësi e Madhe, ndihmë ekonomike 6% për familjet në nevojë