Ballina Bota

BERLIN – Gjermania ndalon Hezbollahun në territorin e saj

BERLIN, 1 maj /ATSH-DPA/ – Lëvizja islamike palestineze Hezbollah u ndalua të veprojë në Gjermani, pas një vendimi të Ministrisë së Brendshme gjermane, në një veprim të mirëpritur nga Izraeli dhe SHBA si një hap i rëndësishëm drejt luftës kundër terrorizmit.

Qindra oficerë të policisë kryen kontrolle në xhamitë dhe vendet e tjera të lidhura me grupin për të zbatuar ndalimin e ri.

Hezbollahu, i themeluar në Liban në 1982, merr mbështetjen e tij nga komuniteti shiit.

Ai është fajësuar për sulme të shumta ndaj Izraelit dhe ka lidhje me Iranin.

“Ishte një vendim shumë i rëndësishëm dhe një hap i vlefshëm dhe domethënës në luftën globale kundër terrorizmit”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Izrael Katz në përgjigje të ndalimit gjerman.

“Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time të thellë për qeverinë gjermane për këtë hap”, tha ai në një deklaratë, duke shtuar se ishte i sigurt që qeveritë e moderuara në të gjithë Lindjen e Mesme, si dhe mijëra viktima të sulmeve të Hezbollahut do t’u ishin mirënjohëse.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ”me këtë veprim, Gjermania i bashkohet numrit në rritje të kombeve që hedhin poshtë dallimin e rremë midis operacioneve terroriste të Hezbollahut dhe një krahu të supozuar politik”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama inspekton punimet në Lungomare 2: Plazh urban, dy pishina publike dhe shërbime të klasit të parë për turistët
Artikulli tjetërBiblioteka virtuale në Lezhë sjell librin pranë lexuesit