LONDËR, 29 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili sapo është rikthyer në detyrë pas rikuperimit si pasojë e kontaminimit me COVID-19, dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds njoftuan sot lindjen e djalit të tyre, “një djalë i vogël i shëndetshëm”.
“Fëmija lindi në një spital të Londrës herët në mëngjes dhe është në gjendje të mirë së bashku me nënën e tij”, deklaroi zëdhënësi.
Boris Johnson, 55 vjeç, u kontaminua nga koronavirusi i ri duke shkaktuar shtrimin në spital për tre netë në kujdes intensiv.
“Kryeministri dhe e fejuara e tij, 32 vjeçe, dëshirojnë të falenderojnë ekipin fantastik të maternitetit”, deklaroi zëdhënësi i tyre.
Boris Johnson ka tashmë katër fëmijë nga martesa e dytë me një mike të fëmijërisë dhe gjithashtu një fëmijë nga një marrëdhënie jo martesore.
Ai mori drejtimin e qeverisë pas një periudhe pushimi. Ai do të mungojë në seancën tradicionale të pyetjeve për kreun e qeverisë në Dhomën e Komuneve.
Britania e Madhe është një prej vendeve më të prekura në Europë nga pandemia e COVID-19 me më shumë se 21 000 të vdekur në spitale dhe me mijëra në shtëpitë për kujdesin e të moshuarve./ /ec/






















