XHAKARTA, 21 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria indoneziane ka vendosur të ndalojë kthimin vjetor të qytetarëve për festën myslimane të Fiter Bajramit, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, deklaroi presidenti, Joko Widodo.
“Do të doja të njoftoja se udhëtimi masiv do të ndalohet tërësisht”, theksoi Joko në një takim të kabinetit.
“Prandaj po kërkoj përgatitjen për detajet e kësaj mase”, shtoi ai.
Fiter Bajrami, festa që shënon fundin e muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit, pritet të fillojë në 23 ose 24 maj, në varësi të hënës së re.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti në 590, duke e bërë Indonezinë vendin me numrin më të madh të vdekjeve në Azinë Lindore jashtë Kinës. / /sara/




















