COVID-19/ 12 pacientë në oksigjeno-terapi një në gjendje kritike

PRISHTINE, 21 prill /ATSH/ -Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me COVID-19.

Pacientja ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.

Prej tyre të sëmurë me COVID -19 janë gjithsej 55 raste.

Nga 55 pacientë të infektuar me COVID- 19,

42 raste janë në gjendje të stabilizuar

12 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor.

 

/KosovaPress//e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.