Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu dhe Gantz formojnë qeverinë e unitetit

JERUZALEM, 20 prill /ATSH-AFP/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-rivali i tij Benny Gantz njoftuan sot formimin e një qeverie uniteti dhe emergjence, duke i dhënë fund krizës më të gjatë politike në historinë e vendit në mes të pandemisë së COVID-19.

“Një marrëveshje për formimin e një qeverie kombëtare të urgjencës u nënshkrua nga  Benjamin Netanyahu, kreu i Likud dhe Benny Gantz, lideri i partisë Bardheblu”, njoftuan formacionet politike të tyre në një deklaratë.

Pas zgjedhjeve legjislative më 2 mars, e treta në më pak se një vit, presidenti Reuven Rivlin ia besoi Gantz-it detyrën e formimit të qeverisë së ardhshme.

Në mes të një pandemie të re të koronavirusit, Gantz i hapi rrugën një qeverie uniteti dhe emergjence me Benjamin Netanyahu-n, i akuzuar për korrupsion në një sërë çështjesh, duke kundërshtuar angazhimin e tij për të mos e ndarë pushtetin me kryeministrin në largim, përsa kohë që ky i fundit nuk i zgjidhte problemet e tij me ligjin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës investime për zgjerimin e trotuareve dhe shtimin e korsive të biçikletave
Artikulli tjetërMarrëveshja KOSTT-ENTSO, Hajdari: Kosova fiton pavarësi energjetike