Ballina Bota

BM – Gove mbron Johnson: Të gjithë bëjnë gabime, edhe ne

LONDËR, 19 prill /ATSH-ANSA/- Të gjitha qeveritë bëjnë gabime, përfshirë edhe tonën, deklaroi ministri britanik, Michael Gove në një intervistë me BBC.

”Ne duam të mësojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë”, vazhdoi ai.

”Jam i sigurt se në një moment në të ardhmen do të ketë një mundësi për të parë mbrapa, për të reflektuar dhe për të mësuar mësime të vlefshme”, tha Gove.

Gove mori gjithashtu në mbrojtje kryeministrin e goditur nga koronavirusi, Boris Johnson pas kritikave për menaxhimin e krizës dhe faktin që ai nuk mori pjesë në disa takime urgjente.

“Ideja që kryeministri anashkaloi disa takimet jetike për emergjencën e koronavirusit mendoj se është groteske”, tha ai.

“Kryeministri ka marrë të gjitha vendimet kryesore. Askush nuk mund të thotë se ai nuk ka dhënë gjithçka që mundi për të luftuar virusin. Udhëheqja e tij ka qenë e qartë dhe ai ka qenë një frymëzim”, përfundoi Gove. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDonacioni i Serbisë për Kosovën/ BE: Shpëtimi i jetës së njerëzve s’duhet të politizohet
Artikulli tjetërFUTBOLL – Buffon dëshiron të luajë deri 50 vjeç