PARIS, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Kthesë thelbësore në betejën midis kompanisë Google dhe botuesve në Francë për të drejtat e autorit: autoriteti francez i konkurrencës ka vendosur që gjiganti i internetit do të duhet të negociojë pagimin e një tarife për botuesit në mënyrë që të ndajnë përmbajtjen e tyre në internet.
Deri më tani, gjiganTi Google kishte refuzuar të zbatonte ligjin europian për të drejtat e autorit, pavarësisht se Franca ishte vendi i parë që e zbatoi atë, që nga tetori i kaluar.
Prandaj sektori i botimeve shënoi një pikë në favor të tij, dhe jo vetëm në Francë.
”Vendimi i autoriteteve franceze shënon një hap të parë historik, në të cilin Franca kupton nevojën për të mbrojtur shtypin përballë sjelljes së Google i cili rrjedh qartë nga abuzimi i një pozicioni dominues”, komentoi Carlo Perrone, president i ENPA, shoqatës europiane e botuesve.
“Sot ne po provojmë se sa e rëndësishme është ndryshimi midis lajmeve të rreme dhe gazetarisë profesionale, gazetave që prodhojnë informacion të vërtetë dhe Google që ndajnë fitimin e tij”, shtoi ai./ / os/












