TIRANË, 13 prill/ATSH/ Harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi i hetimit epidemiologjik në terren.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka kërkuar qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale.
“Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, – u shpreh drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. z.tosku/j.p//r.e/












