Ballina Bota

RUSI – OPEC+ bie dakord për uljen e prodhimit

MOSKË, 12 prill /ATSH-DPA/ – Ministrat e vendeve të OPEC + ranë dakord në një videokonferencë për të ulur prodhimin e naftës me 9,7 milionë fuçi në ditë gjatë muajve maj dhe qershor, njoftoi ministri meksikan i Energjisë, Rocio Nahle.

“Ministria e Energjisë në Kazakistan konfirmoi gjithashtu marrëveshjen”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Reduktimi është 300 000 fuçi nën uljen e prodhimit të OPEC dhe të gjithë aleatët e saj brenda formatit të zgjeruar OPEC +.

Meksika nuk pranoi reduktimin e prodhimit me 400 000 fuçi siç kërkohej dhe mbajti ofertën për reduktimin e 100 000 fuçive. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë ndihmë të kolegëve italianë në spitalin e Breshias, Suela dhe Eduardi marrin mirënjohjen e pacientëve
Artikulli tjetërMemaliaj / 350 familje përfitojnë dyfishim të ndihmës ekonomike