Ballina Bota

BM – Johnson: Mjekëve u kam borxh jetën time

LONDËR, 12 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson ka falënderuar stafin në një spital në Londër për kujdesin ndaj tij ndërsa u shërua nga COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.

“Unë kurrë nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet. Unë u kam borxh jetën time”, tha Johnson në një deklaratë të shkurtër dje në mbrëmje vonë.

Politikani konservator 55-vjeçar, i cili u shtrua në spital të dielën e kaluar pasi kishte ethe, kaloi tri ditë në njësinë e kujdesit intensiv pasi shëndeti i tij u përkeqësua.

Ai u transferua përsëri në një repart normal të enjten.

Koha kur kryeministri do të jetë në gjendje të kthehet në punë mbetet e paqartë.

Sipas Shoqatës Britanike të Shtypit, Johnson ka një kompjuter tablet për të parë filma të tillë si “Lordi i Unazave” dhe i pëlqen të luajë sudoku.

Ai ka marrë mijëra letra nga dashamirësit dhe letra të përditshme nga e fejuara, Carrie Symonds./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françesku: Solidaritet përballë COVID-19
Artikulli tjetërVIDEO/Nuk respektuan masat e sigurisë – Policia gjobit 226 këmbësorë, 41 drejtues mjetesh dhe 5 pronarë subjektesh