Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Boris Johnson del nga kujdesi intensiv

LONDËR, 9 prill /ATSH-AFP/-  Një zëdhënës i Downing Street njoftoi se kryeministri Boris Johnson është zhvendosur jashtë kujdesit intensiv të spitalit “St. Thomas”, ku ishte shtruar që nga mbrëmja e së hënës.

“Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në pavijon, ku do të monitorohet nga afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”, tha zëdhënësi.

“Ai është në humor shumë të mirë”, shtoi ai./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Gati 15 000 të vdekur nga COVID-19, më shumë se 432 000 të inferktuar
Artikulli tjetërPrefekti Alija për ATSH: Në qarkun Gjirokastër sot ndihma me ushqime dhe medikamente në 342 familje