PARIS, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Lufta e nervave në detin Mesdhe mes Maltës dhe Siçilisë do të ketë të paktën një efekt pozitiv, pasi të paktën e gjithë Europa u shqetësua për fatin e 629 migrantëve burra, gra dhe fëmijë, të ardhur nga brigjet e Libisë, sipas gazetës prestigjioze franceze ”Le Monde”.
”Mënyra e zgjedhur e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini është e paparanueshme”, thekson gazeta.
”Duke refuzuar hyrjen në portet italiane të migrantëve të mbledhur gjatë operacionit të shpëtimit, Salvini shkoi kundër detyrimeve ndërkombëtare të marra nga vendi i tij. Por, ky vendim solli një reflektim,pasi ndihma dhe strehimi i emigrantëve të ardhur nga Afrika nuk mund të jetë një kompetencë vetëm e Italisë”, thekson ”Le Monde”.
”Falë ndërhyrjes së qeverisë spanjolle për të pranuar në Spanje anijen ‘Aquarius’, doli në pah ekstremizmi i Matteo Salvinit, i cili përforcoi pozitën e tij në opinionin publik italian. Duke zgjedhur provën e forcës, një javë pas marrjes së mandatit, ia doli të arrinte një gjest solidariteti që paraardhësi i tij, Marco Minetti , nuk ia kishte dalë për muaj me radhë”, përfundon ”Le Monde”./ /os/ a.jor.
















