TIRANË, 7 prill/ATSH/ Bashkia e Kurbinit vijon me dezinfektimin e ambienteve publike dhe private me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara bën të ditur se po kryhet dezinfektimi i ambienteve dhe hapësirave publike në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kurbin.
Cara apelon banorët të evitojnë lëvizjet dhe të ndjekin me rigorozitet udhëzimet në mënyrë që të shmanget përhapja e COVID-19./a.gjonaj/ /a.a//r.e/






















