OSLO, 7 prill /ATSH-MIA/ – Ministri i Shëndetësisë së vendit, Bent Hole njoftoi se situata e përhapjes së COVID-19 është nën kontroll, por theksoi se është ende shumë herët për heqjen e masave.
“Përhapja e epidemisë së koronavirusit është nën kontroll”, deklaroi Hole.
Deri tani Norvegjia ka regjistruar 5 755 raste të infektuara dhe 59 viktima nga COVID-19. / / sara/























