Ballina Kosova

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për anëtarësimin e plotë në OKB

PRISHTINË, 12 qershor/ATSH/.- “Roli i Kombeve të Bashkuara ka qenë i pazëvendësueshëm në etapat e para të shtetndërtimit dhe arritjes së paqes në vend. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj europiane dhe anëtarësimin e plotë në OKB” tha sot kryeministri Haradinaj gjatë takimit me ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara, Bintou Keita.

Haradinaj dhe Kieta biseduan për temat e rëndësishme në të cilat po kalon Kosova dhe progresin e arritur për këto dy dekada.

Me këtë rast, Haradinaj falënderoi Kombet e Bashkuara për rolin e tyre të rëndësishëm në fazat e hershme të shtetndërtimit dhe kontributin që kanë dhënë agjencitë që operojnë me këtë emër për shumë projekte dhe procese të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se vendi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHeqja e barrierave burokratike rajonale rrit shkëmbimet tregtare
Artikulli tjetërFoto/Zgjedhjet e ardhshme vendore, paketë rekomandimesh për barazinë gjinore