Ballina Bota

INDI – Mbi 100 viktima nga COVID-19

NJU DELHI, 6 prill /ATSH-DPA/ – Në Indi kanë humbur jetën gjithsej 109 viktima nga Covid-19, me 32 viktima dhe 693 raste të reja vetëm në 24 orët e kaluara, treguan të dhënat e qeverisë.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria indiane e Shëndetësisë, numri i rasteve pozitive në vend arriti në 4 067.

India ka regjistruar një rritje prej 500 rastesh në katër ditë që nga e premtja.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë deklaruan se më shumë se 1 000 raste kishin lidhje me një tubim fetar të organizuar nga “Tablighi Jamaat”, një lëvizje misionare islamike në Nju Delhi, që u organizua muajin e kaluar.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal njoftoi se numri i rasteve me Covid-19 në Indi ishte duke u dyfishuar./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE e angazhuar në dialog, kërkon rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi 
Artikulli tjetër30% e të prekurve me COVID-19 deri tani rezultojnë të shëruar