Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 5 prill 2020

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në zonat malore në verilindje-juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore hera herës era fiton intensitet deri në 20 m/s.

Deti parashikohet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 re diell
Kukës 6/16 re diell
Lezhë 9/19 re diell
Dibër 5/14 re diell
Durrës 8/19 re diell
Tiranë 10/21 re diell
Elbasan 8/20 re diell
Berat 9/21 re diell
Vlorë 8/20 re diell
Korçë 3/15 re diell
Gjirokastër 7/18 re diell
Sarandë 9/20 re diell

                                                              

/e.m/r.e/

           

 

 

 

 

 

 

   

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“coronavirus.al”/ 2247 teste, 333 të infektuar, 99 të shëruar dhe 18 të vdekur
Artikulli tjetërSHBA – 300 000 raste me COVID-19, më shumë se 8 000 të vdekur