ROMË, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Drejtori i RaiNews, Antonio Di Bella kërkoi ngritjen e një task-force për të luftuar lajmet e rreme për koronavirusin, operacional që nga 31 marsi.
”Një mjet që do të shërbejë gjithashtu për bashkimin e vendit dhe dhënien e sinjaleve pozitive”, siç shpjegohet edhe nga CEO i Rai-t, Fabrizio Salini, i cili njoftoi iniciativën në programin ”Unomattina”.
”Është një strukturë që do të merret me lajme të rreme dhe pasaktësi në lidhje me informacionin shkencor mbi koronavirusin, duke filluar nga provat më urgjente për informacion publik”, shpjegon Di Bella për ANSA-n.
Drejtori i RaiNews njofton se ka kërkuar “gatishmëri për të bashkëpunuar me një seri personalitetesh drejtuese” dhe se ai do të ndihmohet si sekretar operacional nga Gerardo D’Amico, i cili ndjek informacionin shkencor të Rai News 24./ a.jor.






















