Ballina Bota

RUSI – Mishustin sugjeron masa izolimi në të gjithë vendin

MOSKË, 30 mars /ATSH-DPA/ – Masa e izolimit që tashmë ka hyrë në fuqi në Moskë duhet të vendoset në të gjithë vendin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, rekomandoi sot kryeministri, Mikhail Mishustin.

Moska, kryeqyteti i vendit dhe qyteti më i madh, urdhëroi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur është absolutisht e nevojshme, në raste për të blerë ushqime apo ilaçe.

Në një takim urgjent, Mishustin deklaroi se qeveritarët rajonalë duhet të hartojnë plane për zbatimin e masave të tilla në rajonet e tyre.

Shumica e 1 500 rasteve me koronavirus të raportuara në Rusi janë regjistruar në Moskë. Kryebashkiaku, Sergei Sobyanin paralajmëroi se numri i rasteve mund të jetë më i lartë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRTSH Shkollë/ Leksione në lëndën e diturisë së natyrës për nxënësit e klasës së dytë
Artikulli tjetërGazeta italiane “La Verita”: Mësimi shqiptar për të mëdhenjtë e Europës