RTSH Shkollë/ Leksione në lëndën e diturisë së natyrës për nxënësit e klasës së dytë

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini njoftoi se në këto momente në kanalin publik RTSH Shkollë, po transmetohen leksione për nxënësit e fillores, në lëndën e diturisë së natyrës për nxënësit e klasës së dytë.

Aktualisht leksioni po shpjegohet nga mësuese Kristina Gjoka dhe do të vijojë me mësuese Teuta Biçaku klasa 3, Vjollca Vladi Musha klasa 4 dhe Entela Alushi klasa 5.

Shahini informoi me heret se “RTSH Shkollë, sot do të transmetohen sipas këtyre programeve leksionet: arsimi fillor (ora 10:30-12:00); matura (ora 13:30-14:30), fizika 6-10 (ora 18:00-19:30).

Pas orës 12:00, ministrja informoi të gjithë nxënësit dhe prindërit se leksionet mund t’i gjejnë në kanalin youtube të MASR:

https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ?fbclid=IwAR1ypTTlqAHI9VEbVzTDgCuqugCYpQtwHmCsYbNpeOao8R_SKpIlu6EOcgk

Si masë shtrënguese të menjëhershme ndaj C0VID-19, nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Më tej, ky vendim u shty për 3 prill.

Përgjatë ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH do të transmetojë mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD. z.tosku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.