ANKARA, 28 mars /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 108.
Në llogarinë e tij në Twitter, ministri Koca po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në vend është rritur në 7 402, me 1 704 raste të raportuara vetëm në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, 70 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi nga spitalet, ndërsa 445 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 7 641 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve deri më tani është 55 464./ a.jor.





















