OVIEDO, 26 mars /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 arriti në 4 089, ndërsa gjithsej janë konfirmuar 56 188 raste.
Numri i viktimave brenda 24 orëve arriti në 655 ndërsa numri i rasteve të konfiruara në 8 578.
Me 738 vdekje të regjistruara dje, Spanja tejkaloi Kinën për numrin e viktimave dhe regjistroi numër më të madh se Italia të vdekjeve brenda një dite.
Gjithsej në Spanjë janë shëruar 7 015 pacientë me COVID-19, ndërsa mbi 3 600 ndodhen nën kujdesin intensiv. / /sara/ /a.g/











