Ballina Bota

DUBAI – EBA ndërpret fluturimet si masë kundër koronavirusit

DUBAI, 23 mars /ATSH-DPA/ – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabia Saudite vendosën më shumë kufizime në fluturimet dhe aktivitetet e qytetarëve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot në mëngjes se të gjitha fluturimet dhe tranzitet e linjës ajrore do të pezullohen për dy javë. Vendimi do të hyjë në fuqi brenda 48- orëve.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM, fluturimet e mallrave dhe evakuimit emergjent do të përjashtoheshin nga masa.

Linja ajrore “Emiratet” njoftoi gjithashtu se do të ndalonte shumicën e fluturimeve nga e mërkura. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Çdo jetë e humbur të shërbejë si thirrje për të gjithë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Drejt shtyrjes lojërat olimpike “Tokyo 2020”