Ballina Bota

FISHË TEKNIKE – Bilanci i COVID-19 në botë

PARIS, 21 mars /ATSH-AFP/ – Vlerësime të reja, masa të reja, ky është përditësimi mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19.

  • Pothuajse një miliard persona të mbyllur në shtëpi.
  • Më shumë se 900 milionë njerëz në më shumë se 35 vende të botës janë lajmëruar të qëndrojnë në shtëpi nga autoritetet.
  • Shumica i janë nënshtruar një kufizimi të detyrueshëm, si në Francë dhe Itali.
  • Pjesa tjetër i është nënshtruar thirrjes shtetërore, karantinës ose thirrjeve joshtrënguese, për të mos dalë nga shtëpitë.
  • Mbi 12 000 të vdekur në të gjithë botë.
  • Më shumë se 291 420 raste infektimi dhe 12 725 të vdekur  u regjistruan sot në 165 vende dhe territore të botës.
  • Italia ka 4 825 vdekje për 53 578 raste të konfirmuara (përfshirë më shumë se 6 000 shërime). Kina ka 81 008 raste, përfshirë 3 255 vdekje (71 740 shërime).
  • Vendet ku më shumë viktima pas Italisë dhe Kinës janë Irani me 1 556 vdekje për 20 610 raste, Spanja me 1 326 vdekje për 24 926 raste, Franca me 562 vdekje  për 14 459 raste dhe SHBA me 278 të vdekur  për 22 177 raste./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShifrat e COVID-19/ Harta e vendeve të prekura
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/3/2020