PARIS, 20 mars /ATSH-AFP/- Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 450 pacientëve në Francë në total, ose një shtesë prej 78 personash në 24 orë, ndërkohë që në spital janë të shtruar 5 226 pacientëve, përfshirë gati 1 300 në kujdes intensiv, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
“Gjysma e pacientëve në kujdesin intensiv janë më pak se 60 vjeç”, kujtoi drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, i cili paralajmëroi se epidemia gjithashtu prek edhe të rinj.
“Ju rrezikoni që jo vetëm ta transportoni virusin nga qytetet e mëdha në fshat, por gjithashtu të përfundoni në një zonë ku nuk domosdoshmërisht infrastruktura shëndetësore të afta për t’u kujdesur për shumë pacientë” , tha Salomon duke u bërë thirrje përsëri francezëve që të respektojnë udhëzimet e të mos shëtisin fundjavave.
Franca i miratoi masat kufizuese të martën dhe, veçanërisht në fillim, u ndoqën në mënyra të ndryshme nga një pjesë e popullsisë./ /ervo/























