TIRANË, 20 mars /ATSH – I. Vata/- Bashkia Shkodër përveç masave për parandalimin e COVID-19 ka vijuar të shpërndajë ndihma për qytetarët në nevojë.
Bashkia Shkodër sqaron se “ne vazhdojmë akoma duke punuar që t’i mbështesim me ushqime dhe materiale higjienike familjet dhe individët më në nevojë të komunitetit tonë. Përveç mbështetjes me ushqime po asistojmë në procesin e marrjes së pensionit. Ne nuk ndalemi derisa ta kalojmë këtë situatë emergjence”.
Po ashtu bashkia Shkodër ka vijuar prej ditësh dezinfektim për parandalim e koronavirusit.
“Dezinfektimi i institucioneve publike dhe rrugëve të qytetit bëhet me Hipoklorit Natriumi dhe Hipoklorit Kalciumi. Këto dy elemente nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve por janë për pastrim dhe dezinfektim nga bakterie dhe viruse të ndryshme”, sqaron Bashka.























