Ballina Bota

COVID-19 – Australia dhe Zelanda e Re mbyllin kufijtë

KANBERRA/UELLINGTON, 19 mars /ATSH-DPA/ – Australia dhe Zelanda e Re kanë mbyllur kufijtë e tyre për të gjithë vizitorët, përveç për qytetarët dhe banorët e përhershëm dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes.

”Ndalimi i udhëtimit nënkupton se afati për çdo qytetar joaustralian ose jorezident të Australisë që hyjnë në vend është dita e premte (10:00 GMT)”, deklaroi sot kryeministri australian, Scott Morrison.

Morrison tha se ndalimi i udhëtimit ishte duke u vendosur sepse “rreth 80% e rasteve” të koronavirusit në Australi kanë ardhur nga njerëz që kthehen nga jashtë ose nga të afërmit e tyre.

“Masat që kemi vendosur në mënyrë të qartë kanë ndikuar në këtë. Kjo është një masë tjetër tani që mund të përmirësohet më tej”, theksoi Morrison.

Australia ka regjistruar të paktën 684 raste të konfirmuara me Covid-19.

Një ditë më parë, Morrison njoftoi një ndalim udhëtimi për australianët që largoheshin nga vendi.

Rreth gjysmë ore pas njoftimit të Morrison, edhe kryeministrja neozelandeze, Ardern gjithashtu tha që Zelanda e Re po mbyllte në të njëjtën mënyrë kufijtë e saj për të gjithë vizitorët në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Ardern tha se ajo që ishte shqetësuese ishte fakti se gjithnjë e më shumë vizitorë në Zelandën e Re nuk janë duke u izoluar në mënyrën e duhur.

”Ky është një rrezik i papranueshëm që këtu në vendin tonë duhet të marrë fund”, theksoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrabitja në Rinas/ Arrestohen vëllezërit Çala, 300 forca policore në operacion
Artikulli tjetërBraçe apel qytetarëve: Rrini në shtëpi dhe mbani higjienë