Ballina Bota

PAKISTAN – Konfirmohet viktima e parë nga COVID-19

ISLAMABAD, 18 mars /ATSH-DPA/ – Pakistani konfirmoi sot viktimën e parë nga koronavirusi, pasi numri i të infektuarve arriti në rreth 300 gjatë 48 orëve të kaluara, deklaruan zyrtarët.

“Pacienti 50-vjeçar, i cili vdiq në provincën veriperëndimore të Khyber-Pakhtunkhwa, ishte kthyer një javë më parë nga Arabia Saudite”, theksoi ministri rajonal i Shëndetësisë, Taimur Jhagra.

Mjeku në qytetin ku gjendej pacienti shtoi se ky i fundit nuk mund të shpëtohej, pavarësisht se ishte vendosur në një respirator. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Scrinair: Futbolli është një humbje si për ne lojtarët, si për tifozët
Artikulli tjetërFirmoset masa/ Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00