Firmoset masa/ Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu firmosi urdhrin për ndryshimin e fashave të orareve kur lejohet qarkullimi i këmbësorëve.

Sipas këtij urdhri të sotëm lejohet lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm në fashat 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00. Përgjatë kësaj fashe personat që qarkullojnë duhet të jenë të pashoqëruar në krah.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë personat e pajisur me autorizim nga organet kompetente dhe rastet e një emergjence shëndetësore apo shoqëruesit për të sëmurët që marrin shërbim në spital.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.