Ballina Flash

FOTOGALERI/ Peqini sot

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Situata e krijuar nga COVID-19 si dhe masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së saj, ka boshatisur qytetet në mbarë vendin.

Aktivitetet  e pezulluara, baret, kafenetë, restorantet si dhe lëvizja e automjeteve e pezulluar ka bërë që rrugët e qytetit të Peqinit të ishin të zbrazura sot.

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në banesa, në mënyrë që të shmanget transmetimi i sëmundjes tek të tjerët.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një fotogaleri nga Peqini sot.

z.tosku/

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE: Mbështesim kërkimet për vaksinë kundër COVID -19
Artikulli tjetërSOFT NEWS –Jo më sport në TV? Shikoni kampionat… shahu!